Agim Ademi uron Shqipërinë, shpreson të njëjtin sukses ta bëjë edhe Kosova në Lubjanë
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar Shqipërinë për arritjen e play-offit.
“Kjo është një arritje që na mbush me krenari të gjithëve. Kuqezinjtë edhe një herë treguan vlerat, karakterin dhe forcën e tyre, duke arritur në fazën ku 16 ekipe do të luftojnë për katër biletat shtesë të Botërorit që verën e ardhshme mbahet në SHBA, Kanada dhe në Meksikë”, shkruhet në një pjesë të këtij reagimi nga Ademi
I pari i FFK-së gjithashtu shpreson që Kosova nesër ta sigurojë play-offin nga një rezultat pozitiv në ndeshjen e së shtunës kundër Sllovenisë, shkruan Indeksonline
“Ndërkohë, sot Kombëtarja e Kosovës udhëton drejt Lubjanës, aty ku shpresojmë ta vulosim edhe ne suksesin historik.
“Optimizmi, uniteti, mbështetja dhe morali janë më të mëdha se kurrë më parë! Energjia e tifogrupit ‘dardanët’ dhe e mijëra bashkatdhetarëve në Slloveni është shtytësi ynë drejt këtij suksesi”, vazhdon shkrimi i kryetarit të FFK-së.
Postimi i plotë:

