75 Mall Live Search
14:20 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / G T

Lideri i “dardanëve” me kritika për politikanët: Janë strukur, qëndrojnë të heshtur…!

Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, ndaj Sllovenisë dhe në rast të një rezultati pozitiv – do ta sigurojë play-offin për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Lideri i “dardanëve”, Lulzim Berisha përmes rrjeteve sociale ka dhënë një kritikë për politikanët, që sipas tij po qëndrojnë të strukur, të heshtur dhe po presin ndonjë foto nga suksesi, shkruan Indeksonline

“Asnjë përkrahje. Asnjë zotim. Janë mbyllur. Nuk dëgjohen e as nuk shihen. I duan fotografitë e suksesit, por jo që diçka të bëjnë edhe me vetiniciativë. Duan pjesëmarrjen në festë, por jo kontributdhënie për të arritur deri aty.”

Ai thotë se kur të gjithë tifozët, po udhëtojnë me kilometra të tërë për ta përkrahur Kombëtaren e Kosovës, këta politikan po “koritën” duke qëndruar në heshtje.

“Të koritur do të mbahen mend gjithë ata që e zgjodhën heshtjen kur dhjetëra-mijëra të tjerë u ngritën, me kombibusa, autobusë, aeroplanë dhe me mjete të tjera, duke udhëtuar me mijëra kilometra, nga kudo, për t’i qëndruar pranë ekipit kombëtar. Të gjithë në këmbë, përveç atyre.”

Kosova nesër luan ndaj Sllovenisë, kurse pas tri ditësh ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Reagimi i plotë: