75 Mall Live Search
18:37 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / MSH

Nuk ka rivotim në Mitrovicë të Jugut, PZAP-ja refuzon ankesën e PDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rivotim për balotazhin në zgjedhjet lokale në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Në vendimin e publikuar nga PZAP thuhet se ankesa e PDK-së refuzohet si e pabazuar.

“Refuzohet e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me te cilën ka kërkuar qe te urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që brenda afatit të caktuar ligjor, të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Kujtojmë se në Komunën e Mitrovicës së Jugut u hodhën pretendime mbi dyshime për manipulim të votave./KosovaPress.