KASTRATI feston 30-vjetorin me super zbritje për të gjithë klientët!
KASTRATI po shënon 30 vite rrugëtim, besim e cilësi – dhe këtë përvjetor po e feston siç duhet, me oferta speciale për të gjithë klientët që e kanë bërë këtë histori të mundur.
Në kuadër të ditëlindjes së 30-të, më 14, 15 dhe 16 nëntor, KASTRATI sjell një paketë të fuqishme zbritjesh në disa prej shërbimeve kryesore, duke e kthyer këtë përvjetor në një moment të vërtetë vlerësimi për konsumatorët.
Zbritje në derivate – 8 cent me Bonus Kartelën
Për të tre ditët e festimeve, të gjithë klientët që furnizohen me Bonus Kartelë përfitojnë –8 cent zbritje për litër në të gjitha derivatet.
Një ofertë e dedikuar posaçërisht për të shpërblyer besimin shumëvjeçar të shoferëve që zgjedhin KASTRATIN në çdo udhëtim.
Çmimet me zbritje për pizza – gjatë 14, 15 & 16 nëntorit
Për të gjithë adhuruesit e picave, restorantet e KASTRATI do të ofrojnë çmimet promocionale për tre ditë rresht.
Më shumë shije, më shumë vlerë – si pjesë e festës së 30 vjetorit.
Bowling: 1 lojë + 1 lojë GRATIS deri në fund të muajit!
Për të rritur energjinë festive, KASTRATI Bowling sjell një super ofertë:
Çdo lojë bowling shpërblehet me një lojë tjetër falas, duke filluar nga 14 nëntori deri më 30 nëntor.
Një mundësi perfekte për t’u argëtuar me shoqëri, familje apo kolegë.
Me këtë paketë ofertash, KASTRATI dëshmon edhe një herë se klientët janë në qendër të çdo feste.
Festo me ne 30 vite histori – dhe përfito më shumë në çdo pikë KASTRATI!
KASTRATI – 30 vite lider në cilësi.

