Fundi i një epoke, Perez drejt largimit nga Reali
Ndoshta është një ndër lajmet që asnjë tifoz i Realit nuk do të donte ta dëgjonte.
Gazetari spanjoll Pepe Álvarez zbuloi në platformën X se Pérez ka vendosur të japë dorëheqjen si president i Real Madridit në vitin 2026, duke konfirmuar se mandati i tij aktual nuk do të vazhdojë deri në vitin 2028.
Sipas Álvarez, Pérez dëshiron të sigurojë që të jetë në vend një sistem administrativ i fortë dhe i strukturuar mirë për ta pasuar atë, pavarësisht nëse anëtarët e klubit mbështesin mbajtjen e një referendumi zyrtar.
Florentino Pérez e mori drejtimin e Real Madridit për herë të parë nga korriku i vitit 2000 deri në shkurt të vitit 2006.
Rikthimi i tij në vitin 2009 ishte triumfues për Realin, pasi që arriti të dominonte futbollin në tërë dekadën duke fituar gjithçka./IndeksOnline/

