75 Mall Live Search
09:05 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / Gj Sh

Shkon në 30 numri i kombëtareve që kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës

Ka shkuar në 30 numri i kombëtarebe që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Nga 48 kombëtare që do të jenë pjesë, SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë tre kombëtaret e para që si organizatore të turneut, janë të kualifikuara në Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.

Kombëtaret e tjera nga Amerika e Jugut që do të jenë pjesë e Kupës së Botës janë: Argjentina, Brazili, Ecuadori, Uruguai, Kolumbia e Paraguai.

Nga Europa tashmë janë tri kombëtare që kanë marrë biletën për Botëror, ato janë, Anglia, Franca dhe Kroacia.

Japonia, Irani, Australia, Uzbekistani, Korea e Jugut, Katari, Arabia Saudite e Jordania, janë kombëtaret të cilat janë kualifikuar nga kualifikueset e Azisë.

Maroko, Tunisia, Egjipti, Bregu i Fildishtë, Gana, Senegali, Cape Verde, Algjeria dhe Afrika e Jugut janë kombëtaret afrikane që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës dhe Zelanda e Re, e cila është kualifikuar si kampionia e Oqeanisë.

Kujtojmë që në Kampionatin Botëror të vitit 2026, për hetë të parë do të jenë 48 kombëtare pjesëmarrëse, nga 32 sa ishin më parë.

Kupa e Botës 2026 e cila zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada nis më 11 qershor dhe përfundon me 19 korrik./IndeksOnline/