75 Mall Live Search
11:22 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / Gj Sh

Vjen momenti i shumëpritur, Barcelona rikthehet të luaj ndeshje zyratre në ”Camp Nou” në muajin nëntor

Pritjes i vie fundi. Pas një kohe të gjatë, rikthimi i Barcelonës të luaj ndeshje zyratre në stadiumin ”Camp Nou” është afër.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, klubi katalanas të hënën pritet të merr licencën 1B për një kapacitet prej 45,000 tifozësh, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, bëhet e ditur se Barcelona ndeshjen e parë zyrtare në ”Spotify Camp Nou” pret të luajë kundër Alaves, më 29 nëntor.

Nuk përjashtohet që kthimi të jetë më i hershëm, për ndeshjen e radhës kundër Atletiko Bilbaos./IndeksOnline/