75 Mall Live Search
12:18 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / H F

Xheneta njofton largimin nga Top Chanel

Ish-banoria e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimin e saj me Top Channel, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së saj. Njoftimin e ka dhënë përmes një postimi në Instagram, ku ka theksuar se ka “përfunduar rrugëtimin” me këtë kanal për t’iu hapur rrugë projekteve të reja, shkruan IndeksOnline.

Gjatë komunikimit të saj me publikun, Xheneta ka shprehur mirënjohjen për përvojën e marrë në këtë medium, duke vlerësuar edhe mbështetjen që ajo ka gëzuar në këtë periudhë. Ajo ka shkruar:

“Faleminderit për hapësirën dhe përvojën, dhe një falënderim i veçantë për Ed Manushi për mbështetjen dhe mundësinë me i shpreh mendimet e mia lirshëm. Jam mirënjohëse për çdo hap të këtij kapitulli.”

Në mbyllje të njoftimit, ajo ka sinjalizuar se largimi i saj nga televizioni vjen si pjesë e një etape të re, të mbushur me motivim dhe pozitivitet. Këtë e ka përmbledhur me fjalët:

“Tash përpara me energji të re, çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe.”. /IndeksOnline/