Adele teston veten, do ta shohim në një film
Këngëtarja e famshme, Adele, së shpejti do të jetë pjesë e ekranit televiziv.
Ikona e muzikës do ta luajë për herë të parë në një film, të prodhuar nga Tom Ford, shkruan IndeksOnline.
Filmi titullohet “Cry to Heaven” dhe është i adaptuar nga romani i Anne Rice, për disa këngëtarë të operës italiane.
Përveç Adele, në film do të jenë edhe emra të njohur, si Nicholas Hoult, Aaron Taylor-Johnson, Hunter Schafer, Colin Firth, Thandiwe Newton dhe Lux Pascal.
Filmi do të prodhohet mes Londrës dhe Romës, teksa premiera e tij pritet të shfaqet në vjeshtën e vitit të ardhshëm./IndeksOnline/

