Foda zyrtarizon 11-të liderët e historisë, ky është formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë
Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Sllovenisë.
Trajneri Franco Foda ka zbuluar 11 futbollistët për këtë ndeshje që nis nga ora 20:45, shkruan Indeksonline
Në formacion është rikthyer mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.
Në sulm është vendosur, Vedat Muriqi së bashku me Finsik Asllanin.
Ky është formacioni i plotë i Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë.

