75 Mall Live Search
21:00 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / BA

Bella Hadid flet hapur për luftën e saj me sëmundjen kronike

Bella Hadid po ndan sërish me ndjekësit e saj betejën e vazhdueshme me sëmundjen kronike Lyme.

Modelja 28-vjeçare publikoi në Instagram Stories më 14 nëntor dy postime që lidhen me përvojën e saj shëndetësore.

Në të parin, ajo shpërndau një memë ku shkruhej: Kur sëmundja jote kronike po ‘kronikëson’ dhe dikush të thotë: ‘Gjithmonë diçka ke ti’, dhe ti mendon… po… pikërisht, njëri do të thoshte që sëmundja është… kronike.

Bella nuk shtoi asnjë koment mbi këtë postim. Në Story-n e dytë, një rishpërndarje nga influencerja Alexandra Wildeson lidhur me “dualitetin” e sëmundjeve kronike, Bella u bë më personale, duke folur për ankthin e saj: Ankthi mjekësor është kaq i vërtetë. Faleminderit që ke përmbledhur çdo mendim dhe situatë të përditshme timen në një slide. E vërteta absolute.

Modelja ka pasur vështirësi të mëdha me shëndetin muajt e fundit. Në shtator, ajo publikoi foto nga shtrati i spitalit, ku dukej e lidhur me qese infuzioni ndërsa po trajtohej për Lyme.

“Më vjen keq që zhdukem gjithmonë, ju dua shumë“, shkroi Bella në atë kohë në Instagram.

Vetëm pak ditë më vonë, ajo publikoi imazhe nga seanca e saj e parë në palestër “pas një kohe shumë të gjatë,” ku shpjegoi se ishte duke e rimarrë gradualisht qëndrueshmërinë fizike: Thjesht po ec, por prapë! Po kthej qëndrueshmërinë time.

Pavarësisht vizitave në spital, Bella arriti të ecte në pasarelë për Saint Laurent gjatë Javës së Modës në Paris në muajin shtator.

Po atë muaj, nëna e saj, Yolanda Hadid, ndau me ndjekësit dhimbjen që ndjen duke e parë të bijën të vuajë: Siç mund ta kuptoni, ta shohësh Bellën duke luftuar në heshtje, më ka prekur deri në thelbin më të thellë të pafuqisë”, shkroi Yolanda në Instagram, duke e quajtur vajzën e saj “luftëtare” dhe duke përshkruar situatën si “një ferr të panjohur”.

Bella Hadid u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen Lyme në vitin 2012, në moshën 16-vjeçare, së bashku me nënën e saj Yolanda dhe vëllain Anwar.

Gjatë viteve, ajo është përballur me dhimbje të forta të kyçeve, ankth, mjegullim të trurit, lodhje ekstreme dhe simptoma të tjera, që, siç ka treguar Yolanda, mund “të të rrëzojnë në gjunjë”.

Në vitin 2023, Bella deklaroi se “më në fund ishte e shëndetshme” pas 100 ditësh trajtimi intensiv për sëmundjen.

“Pothuajse 15 vite vuajtje të padukshme ia vlejtën, nëse unë tani mundem, me ndihmën e Zotit, të kem një jetë ku shpërndaj dashuri nga një kupë e mbushur plot dhe ku mund të jem vërtet vetja, për herë të parë ndonjëherë”, shkroi ajo në Instagram, duke dhënë shpresë për fazën e re të jetës dhe karrierës së saj./TAR