75 Mall Live Search
11:21 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / MSH

Ambasadori britanik uron Kosovën, po e pret me padurim ndeshjen ndaj Zvicrës

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar futbollistët e Kosovës, pas fitorës së lavdishme në Slloveni.

Përmes një postimi n “X”, Hargreaves u shpreh se mezi pret ndeshjen e radhës të martën, kur Kosova përballet me Zvicrën, në “Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.

“Urime Kosovë për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin për në fazën eliminatore të Kupës së Botës! Mezi pres ta shikoj ndeshjen të martën dhe i uroj ekipit fat të mbarë” u shpreh ai.

Kosova mbrëmë zyrtarisht siguroi play-off-in e Botërorit, duke mposhtur Slloveninë me rezultat 0:2./IndeksOnline/