Thomas Tuchel: Ndaj Shqipërisë ishin ndeshjet më të vështira, shihemi në Botëror!
Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2.
Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Thomas Tuchel, shkruan Indeksonline
“Nuk ishte e lehtë, Shqipëria nuk shihet si kundërshtar i lehtë. Ne e kishim parashikuar. Skuadra e Shqipërisë kundërshtar i fortë që ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të ri dhe të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Nga ndeshja e fundit, ekipi ka bërë progres.
“Ndeshjet përballë Shqipërisë kanë qenë të vështira, edhe kundër Serbisë. Kanë qenë kundërshtarët kryesorë. Kemi bërë stërvitje për t’u përgatitur për Serbinë dhe Shqipërinë. Shihemi në Kupën e Botës, ju keni shansin tuaj, keni lojtarët, keni stadiumin, keni tifozët, vazhdoni të shtyni përpara”, tha Tuchel.

