75 Mall Live Search
20:28 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / G T

Arbër Hoxha: Më dhemb kjo humbje, luajtëm shumë mirë

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje 0:2 ndaj Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Arbër Hoxha u paraqit në intervistë në Supersport dhe u shpreh shumë i zhgënjyer me humbjen, shkruan Indeksonline

 “Unë besoj që në bazë të paraqitjes që bëmë sot, nuk e merituam humbjen. Të gjithë bëm paraqitje të mira. Unë kisha raste të mira, por nuk arritëm të shënonim. Harry Kane nuk u pa 70 minuta, por një rast i duhet për të shënuar gol.

Jam mundu me ba më të mirën. Nuk arritëm të merrnim një rezultat pozitiv. Më dhemb kjo, sepse vërtetë kemi zhvillu një super ndeshje”, u shpreh Hoxha