75 Mall Live Search
20:39 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / G T

“Vrapova 13 km”, Ylber Ramadani pas ndeshjes ndaj Anglisë: S’ka rëndësi kush luan…!

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani bëri një performancë të mirë sot kundër Anglisë.

Shqipëria pësoi humbje 0:2 ndaj Anglisë në “Air Albania”, shkruan Indeksonline

Ramadani në TV Klan tha se ishte i lumtur me paraqitje, madje tregoi edhe sa kilometra varpoi sonte.

“Unë them gjithmonë se ska rëndësi se kush luan, me Asllanin unë njihem qëkur, kemi luajtur në Europian. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë po i dublonim shumë mirë, e diktova shumë shpejt, superioritetin e kontrolluam dhe menaxhuam shumë mirë. Besoj nja 13 km kam vrapuar sot.

“Faleminderit Lala për komplimentat sepse je legjendë”, deklaroi Ramadani për “Tv Klan”.