75 Mall Live Search
08:42 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / L A

Drilon Rama i gatshëm për meçin e radhës, poston një video motivuese

Boksieri i njohur dhe fituesi i BBVK, Drilon Rama ka postuar një video motivuese në rrjetet sociale.

Rama, në videon e tij shihet duke u stërvitur në palestër dhe duke vrapuar, ku shihet i gatshëm për meçin e tij të radhës.

Produksioni Focuss ka publikuar një video fantastike ku paralajmërohet rikthimi i fuqishëm i Drilonit.

“Prita mbështetje që nuk erdhi kurrë. Askush nuk më pa, askush nuk u interesua. Kështu që e ndërtova veten. Vazhdo të punosh. — Momenti yt do të vijë”, shkroi Rama në postimin e tij.

Meçin e tij të fundit e kishte ndaj bjellorusit Dzhmitry Atrokhau, më 28 qershor në të cilin e fitoi përmes pikëve./IndeksOnline/