Kupina sqaron deklaratën e Presidentes Osmani: 900 “bandat” i referoheshin rasteve penale
Lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani në “Politico”, për shkatërrimin e 900 bandave në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, këshilltari i saj i medias, Bekim Kupina ka dhënë një sqarim.
Kupina në një përgjigje për Ekonomia Online ka thënë se Presidentja nuk kishte të bënte me banda, por me rastet të cilat kanë ndodhur në Kosovë, duke theksuar se Osmani asnjëherë nuk e ka paraqitur Kosovën si një vend të krimit.
“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale. Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Kupina në një përgjigje me shkrim.

