75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / AR

Heidi i hyn trendit, kërcen me vajzën e saj (video)

Heidi Klum dhe vajza e saj Leni janë rikthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për një fushatë të brendshmesh.

Supermodelja dhe vajza e saj 21-vjeçare kërcyen së bashku ndërsa përgatiteshin për çmimet Glamour Women Of The Year në Berlin, dhe videoja u bë shpejt virale, transmeton Indeksonline.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, nëna dhe vajza treguan humorin e tyre të mirë ndërsa kërcenin me hitin e 4 Non Blondes, “What’s Up?”, duke ndjekur trendin e fundit në Tik-Tok.

Ndërsa Leni mbante veshur një kostum banje të thjeshtë të zi, Heidi tregoi asetet me një fustan të shkurtër leopardi dhe me xixa.

Jo shumë kohë më vonë, të dy u shfaqën në tapetin e kuq të një ceremonie glamuroze ndarjeje çmimesh në hotelin “Ritz Carlton”, ku buzëqeshën dhe pozuan për fotografët./Indeksonline/

@heidiklum 🐝🐝 @leni ♬ original sound – heidi klum