Çokollata të fshehura në autobus, Dogana parandalon kontrabandën, vlera mbi 10 mijë euro
Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje, rreth orës 12:30, në hyrje të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë, njësitë doganore, në bashkëpunim me policinë kufitare, kanë ndalur për kontroll të rregullt një autobus të linjës ndërkombëtare, transmeton IndeksOnline.
Edhe pse drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për t’u paraqitur, automjeti është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit, në hapësira të modifikuara dhe të kamufluara brenda autobusit, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara:
Produkte ushqimore – çokollata, me sasi totale 620 pako / 1,380 kg dhe me vlerë të përgjithshme mbi 10,000 euro. Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj palës së përfshirë është niciuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Njoftimi i plotë:

