“ALBA GROUP” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë ndërkombëtare “FIBA”
“ALBA GROUP” ka kënaqësinë dhe nderin të njoftojmë nenshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me kompaninë ndërkombëtare “FIBA”, një lidere botërore në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit të projekteve strategjike.
Kjo marrëveshje përfaqëson më shumë se një hap formal—ajo shënon fillimin e një vizioni të ri për zemrën e Prishtinës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, “FIBA” do të marrë përsipër hartimin dhe zhvillimin e projektit të menaxhimit të Qendrës Tregtare “Alba City Center”, një destinacion i ri urban që do të ngrihet në një nga lokacionet më ikonike të kryeqytetit.
Ky bashkëpunim është dëshmi e ambicies sonë për të sjelle standard të reja, për të sjelle inovacion, funksionalitet dhe përvojë të nivelit ndërkombëtar në fushën e qendrave tregtare. “Alba City Center” synon të behet një pike referimi për zhvillimin urban, social dhe ekonomik të Prishtinës—një hapësirë ku moderniteti takohet me komunitetin, dhe ku vizioni shndërrohet në realitet.
“ALBA GROUP” mbetet e përkushtuar ndaj krijimit të hapësirave bashkëkohore, të qëndrueshme dhe me ndikim afatgjatë. Besojmë fuqishëm se bashkëpunimi me “FIBA” do të garantojë implementimin e suksesshëm të ketij projekti strategjik, i cili do të shërbejë si një gur themeli për gjeneratat e ardhshme.

