Krasniqi e Hamza arrijë në sallë, pas pak pritet të nis Koneventa e PDK-së
Pas pak pritet të fillojë Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri.
IndeksOnline ka siguruar pamje brenda Konventës, ku shihen se anëtarët kanë filluar të mblidhen.
Deri tani, vetëm Bedri Hamza zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar kësaj partie.
Ndërsa interesim për ta marr drejtimin e PDK-së pati edhe Enver Hoxhaj, por që nuk e deklaroi zyrtarisht.
Më 12 nëntor në një konferencë për media, Memli Krasniqi kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i këtij subjekti politik.
Ai tha edhe preferencën e tij, ndonëse tentoi të tregohej i rezervuar kur u pyet për emrin e ri në këtë pozitë.
“Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fsheh, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, tha ai.
Video:

