75 Mall Live Search
17:38 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / F.R

Bedri Hamza kryetari i ri i PDK-së

Delegatët e Partisë Demokratike të Kosovës ia kanë besuar një mandat në krye të partisë Bedri Hamzës.

Hamza mori votat e shumicës të delegatëve, derisa nuk kishte asnjë votë kundër.

Fillimisht, kryesuesja e konventës së PDK-së, Vlora Çitaku ka konfirmuar se deri tani ka pranuar nënshkrimet për vetëm një kandidat për kryetarë të partisë.

Çitaku më pas ia ka dhënë fjalën Hamzës, i cili tha se sot nuk ka humbës por vetëm fitues që është PDK.