KRU “Prishtina”: Shmangini lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” thekson se sipas parashikimeve të motit dhe rritjes së nivelit të ujërave, ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë orëve në vijim.
KRU “Prishtina” njofton për disa masa paraprake që qytetarët duhet t’i marrin si shmangien e lëvizjeve pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.
Njoftimi i KRU-së “Prishtina”
Ju lutemi t’i merrni këto masa paraprake:
Shmangini lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.
Mos parkoni automjetet në zona të ulëta ose të rrezikuara.
Sigurojini bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit.
KRU ” Prishtina” me të gjitha kapacitetet teknike dhe humane është në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë konsumatorëve.
Ndiqni njoftimet zyrtare dhe udhëzimet nga institucionet përkatëse.

