75 Mall Live Search
11:19 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / Z S

“Më duhet të shkoj”- Kurti i ik pyetjes së gazetarëve sa i përket formimit të Qeverisë

Kryeministri në detyre Albin Kurti nuk ka pranuar që t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se kur do ta thërrasin seancën për formimin e Qeverisë dhe nëse i kanë bërë numrat.

“Më duhet të shkoj”, tha shkurt ai.

Theksojmë se nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, si mandatar i dytë për kryeministër ka afat deri më 19 nëntor, pra nesër, që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.