75 Mall Live Search
17:03 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / BA

Buxheti i Prishtinës/ Murati i ofron zgjidhje Ramës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i ka kthyer përgjigje kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës në lidhje me çështjen e buxhetit të kryeqytetit.

Murati ka thënë se Rama duhet t’i kërkojë Abdixhikut që të votojë në Kuvend, dhe buxheti i Prishtinës bëhet pjesë e Ligjit të Buxhetit 2025.

”Përparim Rama e ka shumë të lehtë që ta bëjë zgjidhjen për buxhetin e Komunës së Prishtinës – le t’i kërkojë Lumir Abdixhikut që ta votojnë në Kuvend, dhe buxheti i Prishtinës bëhet pjesë e Ligjit të Buxhetit 2025. Kaq e thjeshtë është.” ka shkruar ai.

Postimi i plotë: