75 Mall Live Search
21:51 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / BA

Po vërshëllehet nga tifozët, reagon Munishi: Krenaria e Kombit Granit Xhaka

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër, e fundit për kualifikim në Botëror.

Por, ajo çka po befason në këtë ndeshje që po zhvillohet me ritëm të shpejt, është fakti që Granit Xhaka po vërshëllehet nga tifozët e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

E rreth këtij veprimi të tifozëve ka reaguar trajneri Ismet Munishi.

Ai ka postuar në facebook një foto me Xhakën, të cilin e ka quajtur krenari.

”Krenaria e Kombit Granit Xhaka”, ka shkruar Munishi.