Njeriu i golit mbrëmë, Muslija: Është motiv të mos humbasësh nga Zvicra…!
Kombëtarja e Kosvës mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Zvicrës në ndeshjen e vlefshme për kualifikim për Kupën e Botës 2026.
Florent Muslija ishte realizatori i golit te “Dardanët”, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, për kamerat e FFK-së, Muslija u shpreh tejet i lumtur me barazimin.
Ai tha se duhet të ndihesh krenar kur nuk humb nga “Helvetikët”.
“Jam shumë i lumtur. Është shumë motivuese që nuk kemi humbur nga Zvicra. Tani e kemi play-offit në mars dhe shpresojmë të kemi fat. Kemi treguar veten si Kombëtare. Të gjithë kemi dhënë maksimumin”, u shpreh Muslija
Kujtojmë që Kosova e ka siguruar play-offin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Të enjtën e mëson kundërshtarin, kurse këto ndeshje zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm./Indeksonline/

