Situatë e rënduar nga vërshimet në Sojevë të Ferizajt, qarkullimi në magjistrale po bëhet me varkë
Reshjet e dendura kanë shkaktuar vërshime të mëdha edhe në fshatin Sojevë të Ferizajt, ku uji ka përfshirë magjistralen Ferizaj–Gjilan.
Pamjet nga terreni tregojnë se niveli i ujit është aq i lartë, saqë në disa pjesë qarkullimi po bëhet vetëm me varkë, transmeton IndeksOnline.
Banorët dhe shoferët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa situata po konsiderohet serioze dhe kërkohet ndërhyrje urgjente e ekipeve kompetente./IndeksOnline/

