75 Mall Live Search
11:40 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / b l

Përparim Gruda i vetmi nga PDK që po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është i vetmi nga PDK që po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Kjo seancë është thirrur nga GP i Vetëvendosjes ku pikë e rendit të ditës është votimi i buxhetit.

PDK, LDK, AAK e Nisma nuk po marrin pjesë në këtë seancë dhe e kanë vlerësuar të jashtëligjshme.

Kjo seancë i paraprin seancës së sotme ku do të votohet për kabinetin e ri qeveritar./IndeksOnline/