75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / MSH1

Gruda “përplaset” me Haxhiun: Mos i përzieni, jam i bindur që ti nuk e din çka është qeveria e dorëhequr dhe në detyrë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda pati një polemikë me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun e cila i kërkoi që t’i lexojë nenet.

Por këtu ai iu drejtua Haxhiut duke i thënë se nuk njeh dallimin ndërmjet qeverisë së dorëhequr dhe asaj në detyrë.

“Flitet për qeverinë në detyrë – mos i përziej. Jam i bindur që ti nuk e din çka është qeveria e dorëhequr dhe ajo në detyrë. Mos abuzo me detyrën, je nënkryetare e Kuvendit”, tha ai.

Më tej Gruda tha se kjo seancë do të mbahet mend që është e paligjshme.

“Kjo seancë do të mbahet mend ku të gjithë ne e dimë që është e paligjshme dhe antikushtetuese. Një kuvend nuk mund të mbajë seancë pa qeveri. Nuk ka asnjë vend tjetër, në asnjë vend nuk lejohet që një kuvend të trajtojë çështje tjera. Fakti që keni thirrur këtë seancë një tregon se në orën 14 keni dështuar për Glauk Konjufcën.

Ju do të hyni në histori si parti që keni dështuar dy herë me kandidatët për kryeministër. Kërkoj që të ndërpritet kjo seancë dhe të mblidhemi në seancën 14:00. Sot të gjithë e dinë që kjo seancë është jokushtetuese. Do të mbahet mend ky Kuvend për dy dështimet për kandidat për kryeministër dhe për këtë seancë antikushtetuese”, tha Gruda.