75 Mall Live Search
07:38 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / MSH1

Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Osmani sot takohet me partitë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me krerët e partive politike.

Burime të IndeksOnline pohojnë se takimi pritet të fillojë në orën 10:30.

Në takim pritet që të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj./IndeksOnline/