75 Mall Live Search
09:15 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / S Z

Hetimet intensive dërgojnë në pranga të dyshuarin për ‘Fajde’

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që dyshohet për përfshirje në fajde. I dyshuari R.G i lindur me 1988 është arrestuar  të mërkuren rreth orës 19:00 dhe se në kohën e arrestimit, po kryente veprën për të cilën dyshohej.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale Mitrovicë-Jugu, në vazhdën e veprimeve operativo/hetimore me qëllim të parandalimit të veprave penale, kanë zhvilluar hetime intensive lidhur me një person të dyshuar, për të cilin kishte dyshim të bazuar për përfshirje në veprën penale të ‘Fajdesë’ .  Të mërkuren me datë 19.11.2025 rreth orës 19:00 është arritur që të arrestohet personi i dyshuar R.G., (1988), i cili në kohën e arrestimit po kryente veprën për të cilën dyshohej”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në njoftim po ashtu thuhet se me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesorë, dhe objektet ndihmëse pronë e të dyshuarit, ku janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.