75 Mall Live Search
09:45 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / F.R

Përfshihet nga flaket një objekt në Ferizaj, policia jep detaje

Sot rreth orës 09:15 është përfshirë nga flakët një objekt në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku njoftoj se ekipet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Veseli bëri të ditur se nuk ka të lënduar nga ky incident.

“Sot, rreth orës 09:15  kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përshi një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami” në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë”, ka thënë Veseli për IndeksOnline.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/