Behgjet Pacolli takohet me krerët e FFK-së në Zyrih, në pritje të shortit
Kombëtarja e Kosovës sot mëson kundërshtarin e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në Zurich, biznismeni i njohur shqiptar, Behgjet Pacolli ka takuar krerët e FFK-së, shkruan Indeksonline
“Sot, në selinë e FIFA-s në Zyrih, po zhvillohet shorti për playoff-et. Shpresojmë që ky event të na sjellë fat dhe, mbi të gjitha, edhe më shumë kurajë e motivim për skuadrën tonë.
“Ishte kënaqësi të marr pjesë në këtë aktivitet si mysafir dhe të takoj ekipin e vendit tonë, të udhëhequr nga miku im, kryetari Agim Ademi”, ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale
Agim Ademi, Samir Ujkani, Franco Foda dhe Muharrem Sahiti janë duke pritur shortin, e cila fillon nga ora 13:00.
Kujtojmë që kundërshtarët e mundshëm për gjysmëfinale, janë: Sllovakia, Uellsi, Çekia dhe Polonia./Indeksonline/

