75 Mall Live Search
15:06 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / S Z

Haliti: 28 dhjetori dita e fitores, boll me eksperimente

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka reaguar pas caktimit të datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haliti ka theksuar se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri dhe se duhet dhënë fund eksperimentimeve dhe keqqeverisjes.

“28 dhjetori – dita e fitores! Kosova ka nevojë për drejtim të ri. Boll ma me eksperimentime, keqqeverisje dhe izolim nga miqtë evropianë e amerikanë. PDK, Bedri Hamza kryeministër!”, ka thënë Haliti

Haliti thekson se ndryshimi është i nevojshëm për të përmirësuar qeverisjen dhe për të forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.