75 Mall Live Search
15:32 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / F.R

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e pajetë të 1 000 ushtarëve

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer sërish trupat e ushtarëve të rënë në luftë, raportuan sot të dyja palët.

Stafi përgjegjës për të burgosurit e luftës, në Kiev tha se Rusia kishte dorëzuar trupat e 1000 ushtarëve. Ata falënderuan Kryqin e Kuq për ndërmjetësimin e tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e Rusisë konfirmoi raportin. Nga ana e saj, Moska njoftoi se kishte marrë eshtrat e 30 ushtarëve.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer vazhdimisht trupat e të rënëve, dhe ky është shkëmbimi i 15-të i tillë këtë vit. Ukraina ka marrë trupat e më shumë se 15 000 ushtarëve në këto shkëmbime.