Vetura fundoset në një kanal në Padovë, shqiptari thyen xhamin dhe shpëton jetën e biznesmenit italian
Sot një biznesmen rreth 70 vjeç humbi kontrollin mbi automjetin e tij Toyota Yaris dhe përfundoi në kanalin Battaglia, afër Padovës.
Dy kalimtarë, mes të cilëve 32-vjeçari shqiptar Elton Zefi, u hodhën menjëherë në ujë për të ofruar ndihmë.
Zefi, thyen xhamin e makinës së fundosur dhe, me ndihmën e një personi tjetër, nxori biznesmenin nga makina.
Pavarësisht temperaturës së ujit prej vetëm 5 gradësh, operacioni i shpëtimit u krye me sukses, raporton euronews.albania.
Biznesmeni doli i vetëdijshëm dhe i falënderoi shpëtimtarët teksa gjendja e tij shëndetësore raportohet e mirë.

