Legjenda Shevchenko për kundërshtarin e mundshëm Shqipërinë: Shorti na vështirësoi punët, por duhet ta pranojmë!!!
Kombëtarja e Ukrainës dje mësoi shortin e play-offit, që dërgon në Kupën e Botës 2026 dhe në muajin mars do të luajë ndaj Suedisë.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Shevchenko foli për këtë short dhe e cilëson si të vështirë, shkruan Indeksonline
Fituesi i këtij dueli, luan me fituesin e ndeshjes Poloni – Shqipëri. Dhe ish-sulmuesi i Milanit e Chelseat, flet pikërisht edhe për këtë ndeshje, të cilën e cilëson si të vështirë.
“Potencialisht, ne mund të përballemi me fituesin e ndeshjes Poloni-Shqipëri në finale. Ky është gjithashtu një nga opsionet më të vështira. Shorti sigurisht që nuk i bëri gjërat më të lehta për ne, kështu që duhet ta pranojmë situatën ashtu siç është”, u shpreh Sheva
Kujtojmë që këto ndeshje zhvillohen gjatë muajit mars nga data 26 deri më 31./Indeksonline/

