Zgjedhjet e jashtëzakonshme, temë diskutimi në mbledhjen e kryesisë së PDK-së
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, e kryesuar nga Bedri Hamza, është mbledhur gjatë ditës së sotme.
Raportohet se në rend dite është vetëm një pike, aktivizimi i mëtejshëm i strukturave të PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen më 28 dhjetor.
Pas përfundimit të mbledhjes, nga ora 15:30 do të mbahet një konferencë për media.

