75 Mall Live Search
19:29 / E Premte, 21 Nëntor 2025 / MSH1

Shpërthim në një fabrikë në Pakistan: 18 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një shpërthim që përfshiu sot një fabrikë që prodhonte lëndë ngjitëse, në lindje të Pakistanit, shkaktoi vdekjen e të paktën 18 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, thanë zyrtarët.

”Shpërthimi rrafshoi plotësisht fabrikën dhe disa shtëpi aty afër në qytetin industrial të Faisalabadit”, tha zyrtari i ekipeve të shpëtimit, Farooq Ahmed.

Pas disa orësh kërkimesh dhe operacioneve të shpëtimit, u nxorën 18 trupa dhe 23 persona të plagosur nga rrënojat, bëri të ditur administratori lokal Raja Jahangir.

Sipas Ahmedit, disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.