75 Mall Live Search
10:56 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / F.R

25 vite nga vdekja e Xhemail Mustafës, zëri i mençur i LDK-së

Sot shënohen 25 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës, ngjarje që tronditi Kosovën pas luftës. Mustafën e kujtojnë si një nga zërat më të fuqishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një kontribues të rëndësishëm në lëvizjen për pavarësi.

Alush Gashi, anëtar i kryesisë së LDK-së dhe mik i afërt i Mustafës, ka ndarë kujtime personale nga bashkëpunimi i tyre mbi një dekadë, duke e përshkruar Xhemailin si njeri të mençur, me guxim intelektual dhe përkushtim ndaj kauzës së lirisë.

Gashi kujton takimet dhe bisedat e tyre, duke theksuar ndikimin e tij të thellë tek LDK-ja dhe tek presidenti Ibrahim Rugova.

“Sa më shumë kohë që kalon, aq më i fuqishëm bëhet kujtimi për të,” shkruan Gashi, duke nënvizuar trashëgiminë e Xhemail Mustafës si simbol të guximit dhe integritetit politik./IndeksOnline/