Fantastik Arbër Hoxha, shënon dy gola në Kroaci
Skuadra e Dinamo Zagrebit është duke fituar 3:1 ndaj Varazdin në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në elitën e futbollit kroat.
Dy gola në këtë përballje i shënoi futbollisti shqiptar, Arbër Hoxha, shkruan Indeksonline
Hoxha shënoi fillimisht në minutën e 37’të dhe më pas në minutën e 53’të.
Anësori “kuqezi” në 13 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste për Dinamon e Zagrebit./Indeksonline/

