75 Mall Live Search
17:09 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / G T

Florent Hasani i pandalshëm, shënon dy gola në fitoren e Bolusporit në Turqi

Skuadra e Bolusporit ka shënuar fitore 4:1 ndaj Amedsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën e Parë të futbollit turk.

Dy gola në këtë takim i shënoi ylli kosovar, Florent Hasani, shkruan Indeksonline

Hasani fillimisht shënoi në minutën e 19’të për 1:1.

Dhe më pas për 2:1 në minutën e 26’të nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këto dy gola, sulmuesi nga Kosova ka shkuar në kuotën e 12 golave, plus një asist dhe është i dyti si golashënuesi më i mirë në këtë ligë. Një më pak se Diagne i Amedsporit (13)./Indeksonline/