Perez godet përsëri Barçën për ndeshjen në Miami: Edhe Frenkie de Jong nuk mendon se është normale
Presidenti i Realit, Florentino Perez ka folur së fundi në Asamblenë e Përgjithshme të klubit.
Perez, në fjalimin e tij ka sulmuar fuqishëm Barcelonën, kryesisht rreth rastit “Negreira”.
Spanjolli, po ashtu kritikoi klubin për ndeshjen ndaj Villarrealit, e cila ishte supozuar të mbahej në SHBA.
“Nuk është normale që presidenti i La Ligës të promovojë një ndeshje jashtë Spanjës. Edhe Frenkie de Jong nuk mendon se është normale”. “Nuk është normale që La Liga të mbështesë Barcelonën dhe Villarrealin, duke marrë stimuj shtesë financiarë për të luajtur në Miami”, u shpreh Perez./IndeksOnline/

