‘Gjakderdhja duhet të ndalet’, Zelensky flet para nisjes së bisedimeve në Gjenevë
Zyrtarë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë filluar bisedimet në Gjenevë të Zvicrës mbi planin e paqes të SHBA-së.
Zyrtarët evropianë kanë hartuar një kundërpropozim për ta paraqitur gjatë takimeve, thanë burime evropiane për Sky News.
Kjo përfshin heqjen e kufizimeve të propozuara për ushtrinë e Ukrainës, kthimin e kontrollit të centralit bërthamor Zaporizhzhia nga Ukraina dhe adresimin e mosmarrëveshjeve të tjera territoriale pas një armëpushimi, raporton Washington Post.
“Është mirë që diplomacia është aktivizuar dhe që biseda mund të jetë konstruktive”, thotë Volodymyr Zelenskyy.
“Ekipet ukrainase dhe amerikane, ekipet e partnerëve tanë evropianë – janë në kontakt të ngushtë dhe shpresoj shumë që do të ketë një rezultat.
“Gjakderdhja duhet të ndalet dhe duhet të garantohet që lufta nuk do të ndizet përsëri”.

