75 Mall Live Search
14:24 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / b l

​Moti për javën e ardhshme

Mbi vendin tonë javën e ardhshme parashihet të mbretërojë mot i ndryshueshëm, me interval të shkurtra diellore, vranësira dhe reshje shiu.

E hënë

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: 0-3°C

Temperaturat maksimale: 5-9°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E martë

Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale: 0-2C. Temperaturat maksimale: 8-11° gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

E mërkurë

Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 3-5 °C. Temperaturat maksimale: 10-13°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 metra për sekondë.

E enjte

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 3°C. Temperaturat maksimale: 4-6°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metra për sekondë.

E premte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale: -1 deri 2°C. Temperaturat maksimale: 4-6°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.