Llapi i bën “hajr” Prishtinës, e mposht thellë Ballkanin
Ka përfunduar superndeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës.
Është Llapi, ajo e cila mposhti vendin e dytë Ballkani me rezultatin 2-4 në Suharekë.
Golat për llapjanët i realizoi Sadriu, Gnapi dhe Hyseni (2 gola), ndërsa për vendasit shënoi Serebe (2 gola).
Me këtë fitore, Llapi ngjitet në pozitën e 5-të me 20 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në pozitën e 2-të me 23 pikë./IndeksOnline/

