S’e ka hajgare Roma, merr kreun e Serie A me një fitore të lehtë ndaj Cremonese
Skuadra e Romës ka shënuar fitore të lehetë ndaj Cremonese me shifrat 3:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
Golat për romakët i shënuan: Soule, Ferguson dhe Ëesley Franca, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Roma shkon në pozitën e parë me 27 pikë, dy më shumë se Napoli.
Kujtojmë që në këtë ndeshje trajneri Gasperini u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungoj në ndeshjen e ardhshme, që është pikërisht ndaj vendit të dytë, Napolit (25 pikë)./Indeksonline/

