75 Mall Live Search
19:31 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / G T

Arsenali lider i padiskutueshëm, fiton me lehtësi derbin londinez

Arsenali është rikthyer bindshëm te fitorja pas barazimit në javën e 12-të me Sandërlendin e Granit Xhakës.

“Topçinjtë” kanë mposhtur me shifrat e thella 4-1 Totenhemin në derbin e Londrës së Veriut.  Sfida u zhbllokua nga Trosard në të 36-ën dhe pas 5 minutash Eze dyfishoi shifrat duke e mbyllur pjesën e parë në 2-0 për ekipin e Artetës.

Në nisjen e pjesës së dytë ishte sërish Eze që tundi rrjetën e “Spursave”. Goli i vetëm për miqtë u realizua nga braziliani Riçarlison në të 55-ën. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Eze kompletoi tripletën në të 76-ën.

Kështu Arsenali merr një fitore të artë që e mban në vendin e parë në kuotën e 29-pikëve, 6 më shumë se Çelsi i vendit të dytë. Ndërsa Totenhemi mbetet në vendin e 9-të me 18 pikë.