Gallapeni të kuq, Shehu gol / Skuadra e Widzewit pëson humbje në Poloni
Skuadra e Widzew Lodzit ka pësuar humbje 1:3 në shtëpi ndaj Korona Kielce, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit polak.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi mesfushori shqiptar, Juljan Shehu, shkruan Indeksonline
Shehu shënoi me fat në minutën e 49’të.
Shenj në këtë ndeshja la edhe mbrojtësi kosovar, Dion Gallapeni – por negativ. Ai mori të kuq në minutën e 69’të.
Gallapeni fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 38’të dhe më pas në pjesën e dytë mori të dytin të verdhë dhe u largua nga fusha.
/Indeksonline/

